Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

“Sfida më e madhe e  jetës time”, Zana Çela shkruan për mbylljen e mandatit në Teatrin e Operas dhe Baletit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zana Çela nuk është më drejtuese e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, prej datës 1 korrik, shkruan newsbomb.al. Më 22 qershor të këtij viti, pas zgjedhjeve për drejtimin e TKOB-së, Këshilli i Ministrave vendosi që drejtuesja e re të jetë Abigeila Voshtina.

Në mbyllje të mandatit të saj, Çela thotë se ndihet e nderuar që për nivelin e lartë të audiencës që shfaqet në Teatrin e Operas morën gjatë viteve të detyrës së saj. Ajo kujton dhe Teatrin Kombëtar, i cili tashmë është shembur nga autoritetet.

“Te dashur miq, që nga data 1 Korrik, une nuk jam më në Teatrin e Operas. Për 6 vjet me radhë e drejtova operan në momentet më të veshtira të saj, prej të cilave 4 vjet pa godinën e teatrit, duke shënuar sfidën më të madhe të jetës sime profesionale, por dhe të historisë se teatrit.

Ndjehem me fat që largohem nga ky teatër duke e lene në nivelin më të larte te audiences, numrit të shfaqjeve dhe bashkëpunimeve me teatrot europiane. Kam qene e nderuar që kam ndjere pa ndërprerje vëmëndjen dhe mbeshtetjen tuaj, kur ju shikoja tek ndiqnit me entuziazëm shfaqjet tona e kur merrja mesazhet e ngrohta prej jush!

Ju falenderoj me zemer e do më keni gjithmone miken tuaj! Sfida të tjera më presin”, shkruan Zana Çela, ish-drejtuese e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img