Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Sfida me Andorrën, Edy Reja “ultimatum” lojtarëve: Të fitojmë me çdo kusht! Për ndeshjen ndaj Anglisë të mos e teprojmë me kritika

Lajme të ngjashëm

Shqipëria do të luajë nesër sfidën e fundit kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Andorrës. Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” dhe do të nisë në orën 20:45. Sot përpara mediave ka folur trajneri i Kombëtares, Edy Reja. Tekniku italian komentoi humbjen nga Anglia, ndërsa foli edhe për ndeshjen ndaj Andorrës si dhe për mungesat që ka për këtë sfidë.

“Pas një humbje të tillë është normale që gjendja e skuadrës nuk është e mirë. Andorra është një skuadër që mund ta mundim. U mposhtëm nga Anglia që ka shumë vlera në çdo drejtim e për mendimin tim që Anglia tani është nga më të mirët që kanë patur ndonjëherë në historinë e tyre. Ata ndaj nesh luajtën shumë mirë dhe ishin perfekt duke mos na lënë të dalim në lojën tonë. Tani duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të gjejmë motivimin e duhur për të fituar sfidën ndaj Andorrës. E kemi treguar që jemi përmirësuar, në Andorra fituan 0-1, por nuk është një ndeshje e lehtë pasi kemi përballë një skuadër që na ka hapur jo pak punë në të kaluarën.

Kemi gabuar me ndeshjen ndaj Polonisë, ndërsa në sfidat e tjera kemi treguar vlerat tonë. Na duhet një sforco e fundit për të mos hedhur në erë gjithçka kemi bërë mirë në këto eleminatore. Kemi punuar vazhdimisht për të ardhmen dhe kemi afruar lojtarë të rinj. Shqetësimi im për këtë ndeshje është që kemi 9 mungesa. Kam një grup në dispozicion dhe dua të marrë maksimumin. Do të hedhë në fushë skuadrën më të mirë, do të ketë ndryshime e do të luajnë lojtarë që nuk luajtën ndaj Anglisë”.

Broja? “Ai dhe klubi kërkuan që të kthehej pasi kishte probleme me kaviljen. Nuk mund të ishte me ne për stërvitje dhe kishte probleme. Stafi mjekësor i të dyja skuadrave kanë patur kontakte. Broja ishte në stërvitjen e fundit me ne, por kishte shqetësime e për këtë arsye nuk mund ta aktivizoja. Ai ndjente dhimbje akoma e na këkoi që të kthehej në skuadër dhe të mos udhëtonte në Shqipëri”.

Skuadra? “Ata që do të luajnë nesër do të jenë 100% në formën e tyre. Për mua e gjithë skuadra është e rëndësishme. Duhet të luajmë me kujdes për të marrë 3 pikë dhe ta mbyllim në vendin e 3-të, gjë që nuk e kemi arritur më parë. me ngelet peng ndeshja ndaj Anglisë, por nuk është fundi botës të humbasësh ndaj Anglisë. Ndeshja që ndryshoi fatet tona ishte ndaj Polonisë në shtëpi. Duhet të fitojmë ndaj Andorrës dhe do të bëjmë 6-7 ndryshime nga sfida e fundit, por të gjithë meritojnë besimin tim. Kemi patur disa probleme dëmtimesh lojtarësh ndaj Polonisë, Anglisë që bëmë dy zëvendësime, por shpresoj që këtë herë të mos kemi probleme dhe të gjithë lojtarët të jenë gati”.

Apeli për tifozët? “Ne kemi luajtur ndaj Anglisë që ka, 4 lojtarëve që luajnë titullarë te Man United, 3 te Chelsea, 2 te Man City dhe shumica janë në stol në skuadrat “big” të Premier League. Ne kemi shkuar në momentin më të keq pasi kemi patur probleme dëmtimesh apo me Covid-19. Nuk ishim në 100% tonë, ndërsa ata ishin në formën e tyre më të mirë. Kjo skuadër mund të fitojë Kupën e Botës dhe ne kritikojmë Kombëtaren që ka humbur 5-0.

Normale që të vjen keq për këtë humbje. Nëse do të kishim skuadrën në formën më të mirë mund të kishim fituar ndaj Polonisë. Nesër jemi në të njëjtën gjendje pasi kam marrë Muçin, Çokaj e Seferin. Jam i bindur që këta lojtarë do të bëjnë maksimumin. Duhe të jemi pak objektiv, e di që ka gjithmonë kritika, janë të pranishme gjithmonë në futboll, por të mos e teprojmë pasi luanim ndaj Anglisë. Kritikojmë Shqipërinë pas kësaj humbje, por duhet përmenduar që ishin në maksimumin e tyre. Ta harrojmë këtë ndeshje dhe të përqendrohemi te sfida nesër dhe të fitojmë me çdo kusht pasi është shumë e rëndësishme”, u shpreh Reja.

Më shumë