Nga Retin Toka
Bota e futbollit po mban frymën. Sportdashësit në gjithë rruzullin i kanë drejtuar sytë nga Azia. Në Katar do të zhvillohet Botërori “Qatar 2022”. Një event i zakonshëm që organizohet në një kohë të jashtëzakonshme. Për herë të parë në histori, një kompeticion i tillë do të luhet në dimër, në një vend të vogël siç është Katari.
Starton në 20 nëntor dhe përfundon në 18 dhjetor me finalen e madhe. Edhe pse futbolli dhe Kupa e Botës janë të mëdha për këtë shtet, ish-presidenti Joseph Blater i dha të drejtën e organizimit. Edhe në vendin tonë, emocionet janë të mëdha. Shqiptarët njihen si tifozë të “thekur” me Italinë. Për fatin e keq, Axurrët nuk do të jenë pjesë e këtij Botërori pasi nuk arritën të kualifikoheshin.
Afërsia gjeografike ka bërë që italianët të jenë si “Kombëtare” e dytë për ne. Në çdo kompeticion kanë qenë favoritë për të triumfuar. Por, këtë herë skenën e kanë rrëmbyer përfaqësueset më në formë. Ngjarje të tilla padyshim që përjetohen me shumë emocion nga të gjithë, veçanërisht “aktorët” që zbresin në fushë.
Edhe pse në karrierën e tij nuk e provoi asnjëherë kualifikimin në një Botëror, Ansi Agolli e bëri me Shqipërinë në Europianin “Francë 2016”. Në një rrëfim enkas për revistën Newsbomb, ish-lojtari modern i kuqezinjve analizon këtë kompeticion madhështor. Prej vitesh i “shtegtuar” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai bën parashikimin e tij dhe jep mendimin se si Shqipëria në Botërorin e ardhshëm mund të jetë pjesë e 32 skuadrave më të mira.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e pesëmbëdhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Nëntor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…