Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sezoni turistik, polica jo vetëm masa sensibilizuese, ja çfarë ka vendosur

Shkruar nga Newsbomb

Për sigurinë e pushuesve Policia e Shtetit, në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, plazhe e biznese po shpërndan fletë palosje me këshilla për pushuesit e huaj në anglisht dhe italisht, për pushuesit nga Kosova, për shqiptarët që kthehen për të pushuar në Shqipëri dhe për pushuesit në bregdet.

Fletë palosje edhe për biznesin gjatë sezonit duke u kërkuar të përmbushin detyrimet, por edhe duke u ofruar ndihmën dhe gadishmërinë e policisë për çdo emergjencë dhe problematikë.

Policia e Shtetit nuk është mjaftuar vetëm me masa sensibilizuese për rritjen e sigurisë së pushuesëve, por ka marrë një sërë masash.

Për sezonin e verës janë angazhuar:

1,100 forca policore që janë për Qarkullimin, FNSH, forca shtesë të rendit.

170 mjete (automjete, motorrë dhe biçikleta)

Janë hapur 5 stacione provizore, 3 në bregdet dhe 2 në zona malore (këtë vit risi është hapja e stacionit në Tale, Lezhë)

Për patrullimin detar janë 7 mjete lundruese.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu