Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Sezoni turistik nën ‘frikën’ nga COVID, Manastirliu: Hapen 28 qendra shëndetësore verore 24 orëshe

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9b2595c8d397d241936a38fb60c322fe

Nga qendra e re shëndetësore e Golemit, e rehabilituar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, Manastirliu deklaroi se 133 mjekë dhe infermierë do të shërbejnë në qendrat shëndetësore, të cilët do të kenë një protokoll të posaçëm për identifikimin e rasteve me COVID19. Ka nisur edhe programi i dezinsektimit, për një sezon turistik të sigurt

“Hapim si çdo vit 28 qendra shëndetësore përgjatë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore. Do të jenë 133 mjekë dhe infermierë që do të shërbejnë në këto qendra verore si dhe kemi marrë masa për pajisjen e tyre me barna dhe materiale mjekësore. Do të ketë gjithashtu një koordinim nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore me postacionet e autoambulancave, për një sezon turistik të sigurt”, tha Manastirliu.

Duke kërkuar vigjilencë maksimale për respektimin e mjeteve të mbrojtjes personale dhe masave në këtë situatë epidemie, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se vëmendje të posaçme do të ketë protokolli i sigurisë sa i takon COVID19.

“Këto qendra shëndetësore verore, me stafin e tyre, do të kenë një protokoll për identifikimin e rasteve të dyshuara për COVID19 dhe nëpërmjet urgjencës kombëtare do të organizohet puna edhe në këto qendra, për kufizimin e përhapjes së infeksionit”, u shpreh ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ka nisur edhe programi i dezinsektimit, sipas zonave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, për të garantuar një sezon turistik të sigurt.

Sipas urdhrit të Ministres së Shëndetësisë, zonat ku do të hapen qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor— 31 Gusht 2020.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img