Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sewall: Të mbrojmë të rinjtë nga terrorizmi

Shkruar nga Newsbomb

Sarah Sewall, ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për sigurinë civile, ju ka bërë thirrje familjeve të mbrojnë të rinjtë nga ndikimi i radikalizmit fetar. Sewall deklaroi se edhe Samiti i Vende të Rajonit, që pason Ministerialin e SHBA-së duhet ta fokusojë punën në parandalimin e fëmijve që tentojnë t’ju bashkohen organizatave terroriste.

“Bashkëpunimi rajonal është me rëndësi për të parandaluar radikalizimin. Në këto strategji duhet të përfshihen qeveritë vendore dhe qëndrore. Të përfshihen shoqëria civile, komunitetet fetare dhe sektori privat. Fokusi duhet të jetë në parandalimin e fëmijëve tanë, që të mos bëhen terroristë” , u shpreh Sewall.

Sewall tha se të rinjve duhet t'ju jepen mesazhe pozitive si dhe kërkoi që të filtet me ta për mundësitë ekonomike e sociale dhe të marzhinalizuarit. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.