Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Sevdari me sytë nga Strasburgu: Ajo na jep të drejtë, vetingu shans i humbur pasi më hoqi një analfabet

spot_img

Lajme të ngjashëm

2ac4ad21d065cdf8d74086b464ab5b18

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të dënuar me 6 muaj burg dhe më pas shërbim prove ish anëtarin e Komisionit të Posaçëm të Apelit, Luan Dacin ka shkaktuar shumë paqartësi në radhët e drejtësisë shqiptare.  

Shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar pikërisht pas vendimit të Dacit dhe një prej tyre është edhe ish prokurorja, Antoneta Sevdari.

Kjo e fundit ka marrë një përgjigje negative edhe nga Gjykata e Strasburgut, edhe pse sipas ligjit, çdo kush që dënohet nga një gjyqtar i cili është emëruar në mënyrë të parregullt, ka të drejtë të rigjykohet.

E ftuar në “ABC” Sevdari tha se vendimi i sotëm i Strasburgut nuk lidhet me fuqinë prapavepruese.

“Fuqia prapavepruese nuk ka kuptim, nuk lidhet me fuqinë prapavepruese. Në vendim përcaktohet se çdo të thotë dhe kur plotësojnë të gjitha kushtet, janë tre pyetje; e para nëse përcaktohen, gjenden shkelje në përzgjedhje, e dyta nëse këto shkelje janë aq thelbësore sa bien ndesh me parimet dhe nëse gjykata e brendshme i kanë marrë në shqyrtim dhe nëse kanë vendosur për pasojat. Mendoj se e kam analizuar me kujdes dhe përmbushen të gjitha pyetjet, u jepet përgjigje pozitive në kuptimin që ka shkelje të nenit 6, pasi procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është me shumë të meta, i vërtetuar jo vetëm nga aplikanët, por edhe GJKKO me vendimin që dha sot, por me parashtrimet, pohimet që ka bërë avokati i popullit. Vettingu është shans i humbur për Shqipërinë. Procesi i vettingut është me shumë të meta, që cenon parimet themelore. Vettingu duhet të fillojë me një mënyrë të re, i takon KLP dhe KLGJ për të marrë vendimet përkatëse. Besoj se do të ketë nevojë për një proces tjetër, pastaj u takon atyre, KLGJ dhe KLP për të vendosur. Pas konstatimit të shkeljeve nga Strasburgu duhet të merren masa,” përfundoi Sevdari.

Më shumë

spot_img