Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Sesioni i ri parlamentar nisi me tensione, Basha: Rama po pamundëson zërin e opozitës

Shkruar nga Newsbomb
Sesioni i ri parlamentar nisi me tensione, Basha: Rama po pamundëson

Pas përfundimit të seancës së parë parlamentare të 2024-ës, cila u shoqërua me kaos dhe zhurmë nga bilbilat e deputetëve të opozitës, Lulzim Basha foli për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit për situatën e krijuar në parlament.

Basha tha se kaosi i krijuar nga deputetët e Rithemelimit është bërë me skenar dhe regji të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bashës, Rama po pamundëson zërin e opozitës, pasi qeverisë nuk i interesojnë interesat e qytetarëve dhe llogaridhënia në Kuvend.

Me tej Lulzim Basha tha se ka një thirrje për presidentin Bajram Begaj, të cilit i kërkoi që të rikthejë ndryshimet e njëanshme për ligjin e Komisioneve Hetimore.

Lulzim Basha: Fatkeqësisht edhe dita e sotme provoi që interesat e qeverisë nuk është llogaridhënia por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës. Sot, kam një thirrje për Presidentin e Republikës, të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhet ndryshimi i rregullores dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore.

Në përfundim të fjalës së tij Basha i kërkoi ndihmë SHBA-së për t’i bërë presion qeverisë që të mblidhet sa më shpejt komisioni për reformën zgjedhore.

“PD insiston që debati për reformën zgjedhore të bëhet publik. të mos vonohet më. Qeveria ka alibi të ndryshme. PS i ka ikur përgjegjësisë. Shpresoj që me insistimin e SHBA-BE-së këtyre alibive t’u vijë fundit dhe komisioni të mblidhet këtë javë” tha Basha.

Në seancën e sotme plenare u betua Plarent Ndreca. Juristi i njohur iu bashkua “ekipit” të mazhorancës socialiste duke marrë mandatin e deputetit Arben Ahmetaj, në kushtet kur ky i fundit ndodhet në arrati prej më shumë se gjashtë muajsh dhe për rrjedhojë nuk mund ta gëzojë me postin.

Sot u votua dhe dekreti i presidentit Bajram Begaj për emërimin e Blendi Gonxhes në krye të një ministrie të re, përgjegjëse për tre sektorë, për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, shkruan newsbomb.al.

Po ashtu, në seancën e sotme u votua dhe emërimi i Adea Pirdeni në krye të Ministrisë së Antikorrupsionit.

Seanca e parë plenare e këtij sesioni të ri parlamentar për vitin 2024 ka zgjatur vetëm 15 minuta dhe pas thirrjeve të vazhueshme të kryetares Lindita Nikolla, është mbyllur. Sot ishte vendosur që presidenti Bajram Begaj t’i drejtohej popullit dhe vetë deputetëve, por kjo ka dështuar për shkak të kaosit të opozitës.

Në sallë kanë qenë dhe përfaësuesit e trupit diplomatik, të cilët kanë ndjekur të gjithë situatën nga lozhat e sallës së Kuvendit të Shqipërisë.

LEXO EDHE: E pandodhur më parë, Begaj dështon të flasë në Kuvend nga rrëmuja e opozitës

LEXO EDHE: Nis me kaos sesioni ri parlamentar, opozita bllokon foltoren dhe i bie bilbilave

LEXO EDHE: Betohet Plarent Ndreca dhe ministrat e rinj, Kuvendi zgjat vetëm 15 minuta

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed