
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka zbuluar situatën brenda Partisë Demokratike. Në një intervistë për “Abc”, Duma ka bërë me dije se situata vijon të jetë e njëjtë siç ka qenë në sesionin e shkuar parlamentar.
E pyetur se cilin nga të dy njeh si kryetar partie, Duma tha se Enkelejd Alibeaj është kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike.
“Vijon situata siç ka qenë sesionin e shkuar. Nuk është shtruar diskutim, situata është e njëjta. Kryetari aktual i Grupit Parlamentar është Enkelejd Alibeaj", tha Duma më tej u shpreh se deputetët kanë filluar të kenë një dialog më të mirë me njëri-tjetrin.
Sondazh
Poll