Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sesioni i ri parlamentar, Braho thumbon kreun e Ballit Kombëtar: Hani ndonjë pulë! Ia kthen Alimadhi: Juve do ju japim kockat (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i Ballit Kombetar, Adriatik Alimadhi

Kreu i Ballit Kombëtar dhe deputeti i parlamentit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi ka folur në foltoren e parlamentit në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.

Si përfaqësues i grupit parlamentar të partive të djathta, Alimadhi ndër të tjera tha se vendi ka nevojë për disa ligje të reja dhe të mira nga ky parlament të cilët do të përmirësojnë jetën e shqiptarëve duke ftuar kryeministrin që bashkarisht të nisin projketligje në dobi të shoqërisë.

Gjatë fjalës së tij Alimadhi u thumbua edhe nga deputeti i PS, Spartak Braho, I cili duke iu referuar ballistëve i tha kreut të Ballit Kombëtar që të hante ndonjë pulë. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi I Alimadhit duke i thënë që ai do të hante pulat ndërsa Brahos do t’i jepte kockat.

Fjalimi i Adriatik Alimadhit:

‘Si fillim më lejoni t’I uroj suksese te gjithëve, për sesionin e pestë të legjislaturës së nëntë të parlamentit shqiptar.

Ju e shikoni që ky vend, kjo shoqëri ka nevojë për një ligj të mirë në prona, shqipëtarët  kanë probleme me bankat atëherë duhet një ligj I mirë për bankat, çdo karburant po shikoni që po shkon 200 lekë  litri, atëherë duhet një ligj i mirë për hidrokarburet. 

I shikoni dy liderë ku presin e gjithë Shqipëria  që të takohen këta të dy dhe të zgjidhin problemet.

Me të drejtë kryetari i parlamentit përmendi kremtimet për 75 vjetorin e çlirimit të vendit.

 A e kuptoni që janë vrarë 5 mijë apo 6 mijë shqiptarë nga ata që e çliruan vendi dhe kryetari na fton ne që të shkojmë te baballarët e tyre që kanë vrarë njerëzit tanë. A e kuptoni çfarë po bëni, ku po e çoni këtë shoqëri. Akoma na quani si bashkëpunëtorë, akoma si tradhtarë, po ç’është kjo mendësi. Kryeministër do ta ftoja me dorë në zemër që të nisim projektkligje në dobi të shoqërisë.

Personalisht jam i gatshëm bashkë me grupin parlamentar të partive të djathta që përfaqësoj’, tha kreu i Ballit Kombëtar në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar.

Ndërkohë gjatë fjalimit të tij në foltoren e parlamentit Alimadhi u ironizua nga deputeti Spartak Braho i cili duke iu referuar ballistëve i tha kreut të Ballit Kombëtar që të hante ndonjë pulë.

‘Ne do të hamë ndonjë pule po ty do të të japim një kockë’, ia ktheu deputeti Alimadhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.