Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Është e pavërtetë”, Rama përgënjeshtron Macron: Nuk na paguajnë për afganët, po punojmë për integrimin e tyre në shoqëri

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median franceze ka folur për afganët që janë strehuar në Shqipëri.

Gjatë intervistës me gazetaren Luiz Seiller, Rama ka përgënjeshtraur fjalët e presidentit të Francës Emmanuel Macron, ku tha se Shqipëria paguhet për akomodimin e tyre.

I pyetur nga gazetarja pikërisht për këtë Rama tha “është e pavërtetë”. Duke shtuar se afganët që kanë mbërritur në Shqipëri, kanë punuar në vendine  tyre në organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se disa prej tyre po i mbulojnë shpenzimet e tyre, por duke theksuar se nuk i kanë dhënë asnjë cent shtetit shqiptar.

Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se po punohet për intergrimin e tyre në shoqëri, pasi disa prej tyre mund të mbeten këtu përgjithmonë.

“Disa prej tyre janë gazetarë dhe teknikë dhe po shikojmë mundësinë t’i integrojmë në sistemin tonë mediatik”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img