Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sërish shumë viktima në Belgjikë e Holandë, më pak në Gjermani e Zvicër (SHIFRAT E PLOTA)

Shkruar nga Newsbomb

Belgjika dhe Holanda vijojnë të raportojnë shumë viktima në 24 orë nga koronavirusi. Ndërkohë më e "qetë" paraqitet situata në Gjermani e Zvicër.

Belgjika ka shënuar 254 të vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar në 4157 numrin e përgjithshëm. 530 raste të reja, 31.119 në total. Janë shëruar 6868 persona, ndërkohë 1223 janë në gjendje kritike.

Holanda ka regjistruar 122 viktima ditën e fundit, 2945 në total. Janë konfirmuar 868 raste të reja, me një numër të përgjithshëm prej 27.419 të infektuarish.

Gjermania ka vetëm 26 viktima në 24 orë, me një numër total prej 3220 jetësh të humbura. 362 raste të reja, 130.434 në total. Gjermania ka shumë të shëruar, 68.200. Vetëm Kina ka raportuar numër më të lartë të shëruarish nga covid-19.

Në Zvicër janë raportuar 24 viktima ditën e fundit, 1162 në total. Janë 225 raste të reja me koronavirus, 25.913 në total.

Sondazh

Poll