Hapësire reklamuese

Rajoni

Sërish rritje ALARMANTE e shifrave të Covid-19, mbi 1 mijë të infektuar në Kosovë dhe 1 humbje jete

Shkruar nga Newsbomb
Sërish rritje ALARMANTE e shifrave të Covid-19, mbi 1 mijë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije shifrat për situatën pandemike për 24 orët e fundit.

Kanë rezultuar pozitivë 1370 qytetarë dhe është shënuar 1 humbje jete nga koronavirusi.

Janë shëruar 47 pacientë të prekur me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 106.056 që prej fillimit të epidemisë.

Njoftimi i plotë i MSH:

14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

-Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

-Në total numri i rasteve aktive është 6.815.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll