Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Sërish përmbytje? Njoftimi i rëndësishëm i KESH: Priten reshje të dendura shiu, prurjet në hidrocentrale do rriten ndjeshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6d0d466ef0d35bc4fa151e171f4cf81b

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka dhënë një njoftim të rëndësishëm, ku tregon se në ditët në vijim priten reshje të dendura shiu.

Sipas KESH, parashikohet që në periudhën 22-26 janar prurjet në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës të rriten ndjeshëm.

Për të shmangur përmbytje të zobnave të banuara, KESH njofton se shkarkimet do të menaxhohen, me kujdes duke ndjekur me dinamikë zhvillimet meteorologjike.

Njoftimi i KESH:

Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.

Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës  u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img