Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Sërish nuk paraqitet në komision, Balla kërkesë policisë: Silleni Berishën me forcë. Ish-kryeministri: Do vij vetë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

08b8c8c19bab083fc0b6daa8adcbfa0f

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur sërish në Komisionin hetimor për çështjen CEZ, ndonëse kjo ishte hera e tretë që i kërkohej.

Për këtë arsye, kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla do të kërkojë nga Policia e Shtetit shoqërimn me forcë të Berishës për të dëshmuar.

“Berisha është vënë në dijeni dy herë nëpërmjet shkresave zyrtare dërguar nga unë si kryetar i komisionit dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit. Në këto kushte, bazuar në nenin 16 të ligjit “Për Komisionet Hetimore”, i kërkojmë policisë shoqërimin e Sali Berishës për të dëshmuar”, tha ndër të tjera Balla.

Zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së bërë nga Taualnt Balla, drejtues i Komisionit të Hetimit për CEZ, që policia të sillte me forcë demokratin në mbledhje. Në reagim theksohet se Berisha do të jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës.

Komisioni për CEZ është duke hetuar lidhur me zbatimin e legjislacionit për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në vitin 2009.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img