
Akademia e Regjistrimit të Muzikës në Los Angeles të premten ka shpallur nominimet për çmimet Grammy 2024.
Nominimeve në ‘Grammy Aëards 2024’, ceremonisë më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve të muzikës, u janë bashkuar dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.
Këngetarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele” – të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.
Bebe Rexha është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guettan.
Të dyja arstistet shqiptare kanë publikuar dhe ndarë me ndjeksit këtë lajm. Dua publikoi një fotogaleri në Instagram nga prapaskenat e klipit të saj më të fundit “Houdini” ku shkruan “10 milionë shikime për ‘Houdini’ në më pak se 24 orë dhe dy nominime ‘Grammy’ për ‘Dance The Night’. Çfarë dite. Faleminderit, faleminderit”. Ndërkohë edhe Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj një fotografi me David Guettan, e cila tregonte se ishte nominuar për një çmim në ‘Grammy Aëards 2024’.