Vijojnë kërcënimet për vendosje të bombave në shkollat e mesme të Shkup.
Një tjetër alarm për bombë ka ardhur në adresën elektronike të Bankës qendrore të Maqedonisë së Veriut.
“Rreth orës 10:10 dhe nga BPRM-ja është denoncuar se në adresën elektronike të tyre është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivëve” thuhet në njoftim.
Mministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se qëllimi i këtyre ndodhive është që të shkaktohet pasiguri tek qytetarët.
“Shqetësimi është i madh, megjithatë edhe qëllimi i sulmeve të tilla hibride është pikërisht ky. Të krijohet shqetësim te qytetarët, të ketë pasiguri, të ndikohet në institucionet, të shpenzohen shërbimet e sigurisë në shtet” tha ai.