Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sërish rrëmujë në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me gardën për karriget

Shkruar nga Newsbomb
Sërish rrëmujë  në Kuvend, deputetët e opozitës

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita ka nisur sërish aksionin e saj në Parlament.

Vetëm 30 minuta para nisjes së seancës plenare sot, deputetët e opozitës janë përplasur me gardën e kuvendit për karriget. Garda nuk i ka lejuar deputetët e opozitës të grumbullojnë karriget.

Sigurisht që deputetët nuk i janë bindur urdhrave të gardës dhe kanë vazhduar me aksionin e tyre, i cili është kthyer në zakon tashmë.

I pranishëm në Kuvend është edhe Sali Berisha, i cili u përjashtua dje nga Komisioni i Etikës bashkë me pesë deputetë të tjerë.

Gjashtë deputetë të opozitës, Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshit, Elda Hoti dhe Edi Paloka u përjashtuan dje nga Komisioni i Etikës me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, për shkak të tensioneve, zjarrit dhe kaosit që shkaktuan në seancën e shkuar plenare.

Sot, 7 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për të miratuar nen për nen dhe në tërësi buxhetin e vitit 2024. Seanca plenare e cila konsiderohet si një nga më të rëndësishmet pritet të nisë në orën 10:00.

Më 20 Nëntor, Kuvendi miratoi në parim me 73 vota projekt buxhetin për vitin 2024 që konsiderohet si projektbuxheti më i madh publik me 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese