Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Seriozisht e keni?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ja që ndodhi edhe kjo. SPAK ka përgjuar kryebashkiakun e Lushnjes teksa flet në telefon me pompistin e karburantit që të hedhë karburant në makinën me tre 8-ta se është e cunit të shefit; e mandej në përgjime del se po njëlloj, kryetari i Bashkisë së Lushnjes ka folur në telefon për ti dhënë gocës provimin, madje të japë edhe ndonjë kafe…

Seriozisht e keni? A janë këto përgjimet e vërteta të SPAK, apo kjo është ajo fletushkë që qëllimisht jepet në media?

Shumë nga eksponentët drejtues të PS kanë të drejtë sot të qeshin me kolegun e tyre teksa komentojnë me njëri tjetrin sesi kërkonte karburant apo nota provimesh.

Ndërkohë ne duhet të qajmë për nivelin e përgjimeve dhe regjistrimeve që dhjetëra punonjës që paguhen me paratë e buxhetit të shtetit, lodhen të zbardhin në ca letra që më pas të kthehen në akuza për drejtues të lartë.

Nëse ka nevojë për të vënë prangat te peshqit e mëdhenj e për të fituar besimin e publikut, apo për të thënë se ky është vetëm fillimi, kjo çështje, është sa për të qeshur, aq edhe për të qarë.

SPAK nuk është një strukturë populiste. Fundja, nuk është kryeministri, që për interes politik, e për të qetësuar popullatën, hakërrehet para drejtuesve të policisë duke iu treguar hedhjen e betonit në mes të ditës para syve të policisë së shtetit (!!!!) dhe këta drejtues policie nuk shohin (!!!) (Ç’të shohin të gjorët, në çdo centimetër katror të republikës së Shqipërisë hidhet beton, s’do bënte punë as policia, po as ushtria po të hyjë për t’i ndaluar).

SPAK është një strukturë që duhet të hetojë “peshqit e mëdhenj”. Tenderat e mëdhenj. Sapo flitet për tendera 280 milionë lekë, të vjen për të qeshur, ndërkohë që po të shohësh tenderat me flamuj të kuq nga Open Data Albania, të vjen për të qarë. Miliarda e miliarda e miliarda lekë të buxhetit të shtetit që kanë kaluar në duar biznesmenësh të fuqishëm, me lidhje të fuqishme politike, që nuk u hyn gjemb në këmbë.

Fundja, në mesin e vapës së korrikut, Fatos Tushe përbën lajm. Nesër do lexoni pjesën e dytë të përgjimeve të ish-kryetarit të bashkisë së Lushnjes, nëse goca e mori ose jo provimin; apo nëse ndonjë shok i kryetarit kalon atypari e ndalon te ndonjë karburant në Lushnje për të marrë naftën me tollona.

Katundarët e gjorë të Lushnjes, nëpër tavolina me meze e raki do thonë: mirë ia bënë qenit…Ndërsa në tavolinat luksoze të Tiranës apo bregdetit, ata, të tjerët, do shtrohen me karkaleca, e peshk të egër duke thënë: iku dhe kjo verë…historia e hetimit të tenderit të radhës shtyhet për një kohë të mëvonshme, ndërkohë që vepra penale do jetë parashkruar….

Më shumë

spot_img
spot_img