Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Serie A në këmbët e Shaqirit, tani po nisin që ta quajnë “Shaq-Attack”

Lajme të ngjashëm

Me driblimet e tij, golin dhe veprimet e tjera të bukura në fushë, tifozët e Interit kanë gjetur një idhull të ri tek Xherdan Shaqiri.

Talenti kosovar që luan me kombëtaren e Zvicrës është përshtatur shumë shpejt em zikaltërit dhe ndeshja në Kupën e Italisë ndaj Sampdorias e vërtetoi, aty ku Shaqiri shënoi nëj gol të bukur.

Roberto Mancini nuk mund të kishte imagjinuar debutim më të mirë si titular për kosovarin, ndërsa tifozët kanë nisur ta quajnë “Shaq attack”, duke e krahasuar dhe duke bërë analogji, me sulmine një peshkaqeni dhe emrin e “xhuxhit” të kombëtares helvetike. Shaqiri nuk mahnit me kualitetin e tij, por impakti i menjëhershëm e ka kthyer në idhull për mbështetësit.

Në forume të ndryshme postohen montazhe dhe ironi sesi Juventus dështoi për ta blerë, dhe Xherdani zgjodhi Milanon. Shaqiri u kuptua mjaft mirë me Podolskin jo vetëm sepse flasin të njëjtën gjuhë, por kanë sinkronizimin e duhur edhe me topin.

Duhet të pritet ndeshja e radhës e Xherdanit me Interin, por ndërkohë ai ka fituar që tani një çmim, pseudonimin “Shaq Attack”. 


Më shumë