Tirana
clear sky
16.3 ° C
16.3 °
16.3 °
82 %
3.1kmh
10 %
Mër
24 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
20 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Seria e radhës e “telenovelës” Amber-Depp, aktorja shpërthen në lot: Më ka qëlluar tre herë me shuplaka, ishte e tmerrshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Telenovela” mes Amber Heard dhe Johnny Depp po vijon. Në serinë e radhës pamë se si Amber mbrojti veten kundër një padie për shpifje të ngritur nga ish-bashkëshorti i saj.

Së fundmi ajo mes lotësh ka rrëfyer se dashuria për Depp ka qenë tepër e madhe, mirëpo në momentet që ai e dhunonte aktori kthehej në një tjetër njeri.

“Ai ishte dashuria e jetës sime, por dhuna ishte një tjetër gjë. Ishte e tmerrshme”, tha ajo.

Ajo tregoi se Depp e ka dhunuar atë më shumë se një herë. Hera e parë ishte kur  dy vite më parë, para se të martoheshin ai e goditi pasi aktorja qeshi me një nga tatuazhet e tij. Ai e goditi atë në fytyrë tre herë, ndonëse Amber të gjithën e kishte në kuadër të shakasë.

Mirëpo, kjo akuzë e Amber u hodh poshtë nga Depp i cili tha se: Sigurisht që nuk do të godisja një grua nëse do të tallej me tatuazhin që kam në trupin tim.

Më pas Amber u shpreh se ndonëse ai i kërkoi falje, ajo e dinte që duhet ta linte, mirëpo nuk e bënte dot pasi ishte e dashuruar me të.

E gjithë kjo histori ka krijuar një rrëmujë të madhe te njerëzit të cilët janë ndarë në dy grupe, grupi i Amber dhe grupi i Depp. Disa dalin në mbrojtje të aktorit duke nisur dhe peticione për të larguar aktoren nga filmat dhe disa të tjerë janë në mbrojtje të Amberit duke dënuar ashpër dhunën që aktori pretendohet të ketë ushtuar ndaj saj.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img