Këngëtari Sergio, shumë i pëlqyer nga vajzat, i ka zhgënjyer ato, pasi së fundmi ka prezantuar të dashurën e tij në rrjetet sociale.
Komentet nuk kanë munguar dhe midis tyre, fanset “e nxehura” nga kjo deklaratë kanë aluduar që fotoja është përpunuar me ”Fotoshop” në mënyrë që e dashura e tij të duket e dobët dhe me forma perfekte.
“Pantera” ka qënë kënga e fundit e realizuar nga Sergio, në bashkëpunim me Mandin. Ndërkohë ai paralajmëron që: “projekte të mëdha janë duke ardhur”.