Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Serbia “sfidon” SHBA dhe BE, organizon stërvitjen “Përgjigja” dhe deklaron: Nuk hyjmë në NATO, jemi krah Rusisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Serbia ka vendosur të organizojë një stërvitje ushtarake vetëm një javë para nisjes së një tjetër stërvitjeje të madhe nga NATO në Ballkan.

E emëruar “Përgjigja 2021”, si një përgjigje ndaj stërvitjes të trupave amerikane dhe atyre europiane “Defender 21”, stërvitja e trupave serbe është kryer në masë të madhe me mjete luftarake të Rusisë.

Mediat pro-ruse raportojnë se në këtë stërvitje kanë marrë pjesë helikopterë Mi-17 dhe ata luftarakë Mi-35M, sisteme raketore “Pantsir” dhe tanke kryesisht të dhuruara nga Rusia.

Serbia thotë se nuk do të bashkohet me NATO, dhe do të vijoj bashkëpunimin e ngushtë me Rusinë, kryesisht në fushën ushtarake.

Stërvitja “Defender-Europe 21” do të zhvillohet kryesisht në Ballkan, me pjesëmarrjen e rreth 30,000 trupave por në përdorim do të jenë edhe bazat në Gjermani. Të gjitha shtetet ballkanike, përveç Serbisë do të marrin pjesë në këtë stërvitje.

Fotografi nga stërvitja serbe:

serbfecise012
spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img