Hapësire reklamuese

Rajoni

Serbia reagon për deklaratat e Ramës: Një shtet, një komb, ëndërr për ju dhe gjeneratat që do ju pasojnë

Shkruar nga Newsbomb

Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka reaguar për deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në mbleshjen e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, e zhvilluar sot në Prishtinë.

“Duke përsëritur pretendimet e tij ekspansioniste për Shqipërinë e Madhe në kryeqytetin e provincës sonë jugore, Rama ka fyer seriozisht popullin serb. Ai është duke rritur tensionin në rajon, në vend që të ndihmojë në uljen e tij”, ka thënë zyrtari serb.

Gjuric ka bërë edhe një sugjerim për Ramën, lidhur me faktin që mbledhja u zhvillua në bibliotekën kombëtare: “Mjafton që ai të merrte një libër aty dhe të mësonte se Kosova nuk do të jetë kurrë pjesë e Shqipërisë.”

“Ai duhet të mësojë se Kosova nuk është dhe kurrë nuk do të jetë pjesë e Shqipërië, dhe kjo ëndërr e tyre për një shtet e një komb, do të mbetet thjesht një ëndërr, për këtë gjeneratë dhe gjeneratat e ardhshme”, tha ndër të tjera Gjuric.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu