Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

“Serbia po sillet si Rusia”, Albin Kurti: Mirëpresim angazhimin e SHBA-së

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Albin Kurti nuk sheh ndryshim në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai në një intervistë për gazetën malazeze, Pobjeda tha se e mirëpret angazhimin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Kurti theksoi rolin destruktiv të Serbisë në rajon, e cila tha se është problemi më i madh i Kosovës.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë të njëjta: nuk janë as më të mira e as më të këqija. Kemi të bëjmë me një shtet që nuk e njeh Kosovën, i cili është autokratik dhe pro Moskës. Nga ana tjetër, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka integritetin e vet territorial, por edhe shumë probleme.

Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta imagjinojë dhe as ta pranojë Kosovën si shtet fqinj të barabartë”, është shprehur Kurti.

Ai tha se Serbia po sillet ngjashëm me Rusinë në raport me fqinjët e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Serbia po sillet si Rusia në fqinjësinë e saj në Ballkanin Perëndimor: po përpiqet ta kthejë Republika Srpskan në Bjellorusi dhe Malin e Zi në Ukrainë. Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve jashtë BE-së – Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, madje edhe Maqedonisë së Veriut. Përkundrazi: i konsideron këto shtete të përkohshme dhe angazhon të gjitha kapacitetet e saj për ta shkatërruar shtetësinë e tyre”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img