Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Serbia po shpërndan ilegalisht vaksina anti-Covid në Kosovë, reagon menjëherë BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

eeac2a6115f84e42c4c6956b4ff462f2

Autoritetet kosovare janë ankuar pasi pretendojnë Serbia po shpërndan në mënyrë të paligjshme vaksina anti-Covid në territorin e tyre.

Ata thonë se kjo gjë është bërë pa dijeninë e autoriteteve vendase dhe në rrugë ilegale. BE ka reaguar duke thënë se po i ndjekin zhvillimet në mënyrë të vazhdueshme mbi shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19 në veriun e Kosovës nga qeveria e Serbisë. 

Një zëdhënës i BE-së i tha Gazetës Express se Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë bazuar në marrëveshjet e dialogut për lëvizjen e mallrave.

“Jemi duke i ndjekur dhe duke i shikuar zhvillimet e raportuara në lidhje me shpërndarjen e vaksinës për COVID-19”, tha ai. “Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në vijë me marrëveshjet përkatëse të dialogut për lëvizjen e mallrave dhe certifikimin e produkteve farmaceutike”, tha më tej zëdhënësi i Bashkimit Evropian

Qeveria e Serbisë para tre ditësh i ka shpërndarë edhe në veriun e Kosovës disa vaksina kundër COVID-19, të kompanisë Pfizer/BioNTech. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi të premten se në veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi.

“Vaksinimi ka filluar në Leposaviç. Sot do të arrijë edhe në Mitrovicë. Kjo vaksinë është për personat mbi moshën 75-vjeçare. T’i ruajmë së pari ata, e më pas edhe të tjerët”, ka deklaruar Vuçiç.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare – legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit. Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra”, ka thënë Hoti të shtunën.

“Ne jemi mësuar që Serbia të jetë shënjestra kryesore e sulmeve gjatë çdo fushate elektorale në Prishtinë, por ambiciet politike të askujt nuk duhet të jenë mbi shëndetin dhe jetën e njerëzve”, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Më shumë

spot_img