Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Serbia pengon ekipin e Elina Dunit, koncerti në Beograd nis me vonesë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

69df1cca918ee43defab44bd1f425732

Ishte planifikuar që udhëtimi nga Prishtina për në Beograd të zgjaste 4 orë për ekipin e këngëtares shqiptare, Elina Duni, por në fakt ka zgjatur plotë 12 orë.

Shkak ka qenë pengasa në pikën kuftare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, ku ekipi që shoqëron Dunin nuk është lejuar të hyjë në tokën serbe, pasi sipas autoriteteve të këtij vendi, atyre u mungonte vula hyrëse në Serbi.

Për këtë arsye, autobusi me instumentistët është detyruar të kthehet mbrapa drejt Shkupit, më pas në Kumanovë dhe nëpërmjet pikës kufitare të Preshevës ka hyrë të territorin serb, për të vijuar udhëtimin drejt Beogradit.

Koncerti në Beograd ka nisur me gjysmë ore me vonesë për shkak të kësaj ngjarjeje, megjithatë performanca e Elina Dunit ka justifikuar çdo peripeci të kaluar.

Në sallën e mbushur me shqiptarë dhe serbë, dashamirës të Jazz-it, Duni ka performuar në shqip këngët e albumit të saj të ri të titulluar “Dallëndyshe”. Këngëtarja është mbështetur edhe nga grupi i saj Colin Vallon, Patrice Moret dhe Norbert Pfamater.

Gjatë koncertit, këngëtarja shqiptare është shprehur e bindur se jazzi do t’i bashkojë më shumë shqiptarët dhe serbët.

Duni ka zhvilluar më herët koncerte në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë  ku ka prezantuar këngët e reja të saj. 

Lexo edhe: Tre mesazhet e Elina Dunit: Toka, këmbët dhe dallëndyshet

Më shumë

spot_img
spot_img