Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Serbia nuk lejon ministrat e Kosovës të shkojnë në Luginën e Preshevës, për festën e Pavarësisë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se katër ministra të Qeverisë së Kosovës nuk janë lejuar që të shkojnë në Luginën e Preshevës. Zyrtarët e lartë të Kosovës do të shkonin atje për festën e Pavarësisë.

“Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën  dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identitetit kombëtarë.

Në këto rrethana ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të  Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, shkruan Kamberi ndër të tjera.

Edhe ministri e Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka njoftuar se Serbia ua ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, atij dhe ministrave, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku. Sipas Aliut, atyre u është refuzuar kërkesa pa asnjë arsyetim.

“Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye, për refuzimin.

Agjenda e aktivitetit të planifikuar, përfshinte vizitën, në datat 27 dhe 28 Nëntor, në të tre komunat e banuara me shqiptarë dhe takime me kryetarët e komunave, përfaqësuesit në parlament, në nivelin lokal dhe me krerët e subjekteve politike”, shkruan Liburn Aliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img