Hapësire reklamuese

Rajoni

Serbia mesazh Kosovës para takimit Kurti-Vuçiç: Do të insistojmë në formimin e Asociacionit

Shkruar nga Newsbomb
Serbia mesazh Kosovës para takimit Kurti-Vuçiç: Do të

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic ka folur para dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se Prishtina “po gjeneron një atmosferë jashtëzakonisht të vështirë para vazhdimit të dialogut”.

Petkovic ka thënë për RTS, se gjithçka po bëhet që Serbisë dhe presidentit t’i bëhet presion.

“Ju keni një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiçit, dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë i fuqive perëndimore dhe nuk duhet të kritikohet “, deklaroi Petkoviç.

“Vuçiç tha nga zemra dje në Prohor Pcinjski se ne do të luftojmë me guxim, këmbëngulje dhe do të kujdesemi për të ardhmen e ne dhe fëmijëve tanë,” tha ndër të tjera Petkoviç.

Beogradi, sipas Petkoviç do të insistojë në formimin e Asociacionit në takimin që pritet të mbahet nesër në Bruksel.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.