Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Serbia mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë, i tregon “dhëmbët” Kosovës: Ne mund të luftojmë, do bëjmë çmos për vendin tonë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbledhur me urgjencë Këshillin e Sigurimit, menjëherë sapo mesditën e sotme u bë e ditur se Kosova ka dorëzuar aplikimin e saj për anëtarësim në Këshillin Europës.

Vuçiç ka akuzuar Kosovën se ka shkelur disa marrëveshje mes dy vendeve, duke theksuar se Serbia do të kundërpërgjigjet ashpër. Sipas presidentit serb, pas këtyre veprimeve të Prishtinës qëndrojnë shtetet kryesore të Perëndimit.

“Dua t’iu informoj se para pesë minutave Gërvalla ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kështu Prishtina tregoi se ka shkelur brutalisht marrëveshjen e Ëashingtonit, pasi ka shkelur për dhjetë vjet marrëveshjen e Brukselit si dhe Rezolutën 1244”, ka thënë Vuçiç, shkruan Tanjug.

Madje, Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia do tregojë se mund të luftojë dhe të mbrojë veten.

“Ne do të bëjmë çmos që të tregojmë se mund të luftojmë, ta mbrojmë vendin tonë. Mentorët e Prishtinës janë shumë më të fortë, kjo lojë udhëhiqet nga vendet kryesore perëndimore, dhe ne jemi një vend i vogël që ruan sovranitetin e tij dhe të drejtën për të vendosur”, është shprehur presidenti serb.

Aleksandër Vuçiç ka thënë se “s’ka tërheqje as dorëzim para shantazhit sepse pala e kundërt do të bëjë gjithçka që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.” Ai ka folur edhe për synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-së duke thënë se Kosova ka marrë përkrahjen e fortë të SHBA-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img