Hapësire reklamuese

Rajoni

Serbia kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB. Gjuriç: Trepça, themeli i ekzistencës sonë në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç ka mbajtur konferencën e jashtëzakonshme për media të cilën e kishte paralajmëruar pas miratimit të Ligjit për Trepçën.

Ai ka thënë se Serbia do të kërkojë takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për, “për konfiskimin e pronës serbe dhe shkeljes së rezolutës 1244”.

“Unë sugjeroj një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkeljen e Rezolutës 1244”, ka thënë Gjuriç, transmeton “Koha”. “Nëse nuk doni që kjo të bisedohet në Bruksel, atëherë kjo do të diskutohet në OKB. Trepça është themeli i ekzistencës sonë në Kosovë”, tha ai më tej.

Ai ka thënë se vendimi i Kuvendit të Kosovës nuk është i vlefshëm për Qeverinë, bizneset dhe qytetarët e Serbisë. Për më tepër, vendimi i institucioneve në Prishtinës siç i quan Gjuriq, është përpjekje për një spastrim etnik të serbëve në Kosovë.

Lexo edhe: “Trepça” kalon në pronësi të Qeverisë së Kosovës, pritet reagim i ashpër nga Beogradi

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.