Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Serbia hedh poshtë studimet e deri më tanishme, rëndit vaksinat më efikase

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sipas një studimi të bërë në Serbi rezulton se çdo vaksinë e prodhuar deri më tani është efikasë kundër Covid-19. 

Pjesë e hulumtimit ishin 29 mijë persona të vaksinuar dhe 100 mijë persona të cilët ende nuk e kishin marrë dozën e tyre të vaksinës anti-Covid. Ky studim u bë gjatë periudhës 1 janar deri 28 shkurt për të parë se cili rrezikonte më shumë që të shtrohej në spital me pneumoni apo me simptoma të koronavirusit.

Personat e imunizuar morën doza të vaksinës amerikano-gjermane, “Pfizer/BioNTech”, anglezen “AstraZeneca”, rusen “Sputnik V” dhe vaksinën e kompanisë kineze “Sinopharm”.

Sipas studimit rezulton se vaksina “Pfizer” është 95 për qind efikase kundër covid-19, rusja “Sputnik V” 93 për qind, nuk ka të dhëna për vaksinën “AstraZeneca” por që të treja reagojnë brenda disa ditëve.

“Sinopharm” ka rezultuar se në moshat 25 deri 65 vjeç ajo krijon antitrupa në 95 për qind të personave të vaksinuar, dy deri tre javë pas marrjes së dozës së parë. Ndërsa, sa i përket efikasitetit, përfundimi është se personat që marrin të paktën një dozë prej secilës prej vaksinave kanë 4 herë më pak rrezik për t’u infektuar sesa të pavaksinuarit, dhe ata me dy doza janë deri 8 herë më të mbrojtur nga pasojat e kovidit-19.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img