Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
25 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Serbia grumbullon një “shqiptar” për ndeshjen kundër Shqipërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Publikimi i listës me lojtarët që tranjeri serb ka grumbulluar për ndeshjen kundër Shqipërisë, që do të luhet më 8 tetor në “Elbasan Arena”, ka tërhequr vëmendjen për faktin se aty ndodhet edhe një lojtar që pretendohet se ka origjinë shqiptare, Miralem Sulejmani.

Megjithatë, më shumë se shqiptar, Sulejmani rezulton se i përket popullësisë gorane në Kosovë. Familja e Sulejmanit ka lëvizur nga rajoni i Gorës në jug të Kosovës drejt Serbisë në vitin 1948.

Në këtë rajon, që shtrihet në 3 shtete, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, jeton një popullësi e konsiderueshme goranësh.

Goranët i përkasin fesë myslimane, ndërsa gjuha që ata flasin është e grupit sllav, por e influencuar nga gjuha shqipe dhe ajo turke. Kjo popullësi ka veshje dhe zakone të ngjashme me shqiptarët. Qendër e Gorës në Kosovë dhe e komunës është Dragashi, me rreth 20 000 banorë, kryesisht goranë myslimanë.

Miralem Sulejmani luan aktualisht për skuadrën Young Boys në Zvicër, ndërsa më parë ka luajtur për Ajax në Hollandë dhe Benfica-n në Portugali.

Lista me lojtarët serbë:

Portierë: Vladimir Stojkoviç, Predrag Rajkoviç, Marko Dmitroviç

Mbrojtës: Branislav Ivanoviç, Nenad Tomoviç, Marko Petkoviç, Stefan Mitroviç, Uros Spajiç, Dusko Tosiç, Aleksandër Korlarov, ivan Obradoviç

Mesfushorë: Nemanja Matiç, Ljubomir Fejsa, Luka Milivojeviç, Nemanja Gudelj, Adem Ljajiç, Sergei Milinkoviç, Darko Brasanac, Zoran Tosiç, Andrija Zizkoviç, Dusan Tadiç

 Sulmues: Miralem Sulejmani, Aleksander Mitroviç, Petar Skuletiç

Lexo edhe: Lista zyrtare për grumbullimin e lojtarëve në dy ndeshjet e fundit kualifikuese

Më shumë

spot_img