Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Serbia fillon ambalazhimin e Sputnik V: Do ta prodhojmë vetë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se beson që para fundit të vitit, Serbia do të jetë në gjendje që të prodhojë vaksinën e Rusisë, Sputnik V.

Vuçiç dhe anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, vizituan Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torlak” në Beograd, ku një ditë më parë u realizua mbushja e serisë së parë të dozave kontrolluese të vaksinave Sputnik V.

Më 14 prill, ministri, Nenad Popoviç, njoftoi se në prani të ekspertëve nga Fondi Rus i Investimeve Direkte dhe kompanisë farmaceutike ruse Generium, në Institutin “Torlak” është bërë mbushja e serisë së parë të dozave të vaksinës kundër koronavirusit Sputnik V.

“Prodhimi do të fillojë më 20 maj”, shkroi Popoviç në Twitter.

Edhe Fondi Rus për Investime Direkte publikoi në faqen e tij të internetit njoftimin për prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V së bashku me Institutin Torlak në Serbi.

“Serbia bëhet vendi i parë në Evropën Jugore që do të prodhojë Sputnik V, duke plotësuar standardet “, tha RDFI.

Sipas deklaratës, kjo vaksinë më vonë mund të eksportohet në vendet në rajon.

Presidenti serb, Vuçiç tha se Serbia ka administruar mbi tre milionë vaksina.

“Për ne është e rëndësishme pasi do të kemi një milion e 800 mijë njerëz të vaksinuar me dy dozat brenda rreth pesëmbëdhjetë ditësh. Ky është një rezultat i rëndësishëm. Unë besoj se ne do të jemi në gjendje të përshpejtojmë procesin”, tha Vuçiç.

Vuçiç paralajmëroi se 211,000 vaksina të tjera kompanisë “Pfizer” do të mbërrijnë në Serbi të hënën. Siç deklaroi ai, vaksina e Kinës “Sinofarm” pritet të arrijë para fundit të këtij muaji.

Të enjten Vuçiç i dhuroi Republikës Serbe si donacion 20,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img