Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
29 %
4.6kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Serbia është në një pozitë të pashpresë”, Vuçiç: Na kërkojnë të njohim Kosovën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

172969cbbf71a8b54790c8aa6249ac5c

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën.

Ai u shpreh se gjithçka që duan shtetet perëndimore nga Serbia përshtatet në një fjali “njohja e pavarësisë së Kosovës”.

Pas seancës së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Vuçiç theksoi se ai pret që dialogu të vazhdojë në fillim të majit, ndërsa tha se Serbia është në një pozitë të pashpresë.

“Serbia është në një pozitë të pashpresë, jo sepse nuk ka qenë kurrë kështu, por është në një situatë shumë të vështirë. Unë do të doja t’u thoja të gjithë qytetarëve se Serbia se në të gjithë hemisferën perëndimore pritet që Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe ky është thelbi i gjithë procesit. Gjithçka që ata duan nga ne përshtatet në një fjali, gjithçka tjetër është e parëndësishme. Nuk ka ndryshuar shumë, përveç se kjo dëshirë do të jetë më e theksuar dhe madje më drastike se më parë”, u shpreh Vuçiç.

Ai tha se do të insistojnë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, që përfshin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne do të insistojmë më fort dhe më qartë se më parë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, në mënyrë të plotë, dmth krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç parashikohet në atë dokument në gjashtë pikat e para. Ne do të presim që kjo të ndodhë”, tha Vuçiç.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img