Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

“Serbia e madhe, Shqipëria e madhe”, Rama për hartën që propozoi kryeministri slloven: Kam biseduar më herët me të, dhe dokumentin e kam parë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama është pyetur sonte lidhur me hartën që u tha se është nxjerrë dhe propozuar nga kryeministri slloven.

Ky i fundit sot e mohoi që ajo hartë ku shihej Serbia dhe Shqipëria e madhe me korigjim kufijsh të kishte dalë prej tij.

Mirëpo sot në “Vizion +” Rama tha se kishte diskutuar më herët me të për këtë çështje, madje kishte parë dhe dokumentin, por nuk dha më shuëm detaje.

Dudushi: Çfarë mendimi keni, e keni parë hartën e fundit propozimin e kryeministrit slloven?

Rama: E kam parë e kam biseduar me të më herët. E kam pare dhe këtë dokument, por s’kam asnjë koment.

Dudushi: Nuk është si në rastin e ideve të shkëmbimit të territoreve të Kosovës?

Rama: Çfarë ideje pata unë aty?

Dudushi: Keni diskutuar në studio të ndryshme, ishit në krah të Thaçit për korigjimin e kufijve. Keni thënë nuk e di çfarë mendon Merkel për këtë, por ajo ka Gjermaninë ne kemi punët tona.

Rama: E keni komplet të pamundur ju të gjithë që shpifni ti je viktimë ti s’po shpif. Nuk ka në asnjë prononcim timin një qendrim pro ose kundër. Kam folur për shans historik jo për të shkëmbyer territore, por për të arritur një marrëveshje. Nuk i kam dhënë ndonjëherë mbështetje kësaj ideje. Ata që patriotizmin e kanë profesion i interesonte të ma vinin mua këtë gjë këtë akuzë.  

Pyetje: Çfarë raportesh keni me Albin Kurtin?

Rama: Nuk kam asnjë koment.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img