Hapësire reklamuese

Rajoni

Serbia drejt pranimit të Kosovës? Vuçiç publikon foto me Kurtin

Shkruar nga Newsbomb
Serbia drejt pranimit të Kosovës? Vuçiç publikon foto me

Një “fije” shprese për marrëdhëniet e tensionuara Kosovë-Serbi.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook një foto me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian.

Zyrtarët e lartë kanë  darkuar mbrëmë së bashku, një ditë para nisjes së samitit për Ballkanin Perëndimor.

Në foto ndodhet mes të tjerësh edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që nënkupoton se Kurti dhe Vuçiç janë ulur në të  njëjtën tryezë.

Krahas fotos Vuçiç shkruan: “Me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në një darkë në kantinë Kamnik. Faleminderit mikpritësit tonë Dimitar Kovachevski për mikpritjen!”

Ky veprim i Aleksandë Vuçiç duket domethenënës për raportet midis dy vendeve, pasi presidenti serb e pranoi dhe e përfshiu Kurtin te grupi i liderëve të Ballkanit Perëndimorë.

Një gjest ky që ngjall shpresat se Serbia po shkon drejt pranimit të Kosovës.

Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë  mbledhur sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski do të mirëpresë liderët për konferencën “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të marrin pjesë, bashkë me përfaqësues nga Bosnje-Hercegovina.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese