Hapësire reklamuese

Rajoni

Serbia do të njohë targat e Republikës së Kosovës, reagon BE

Shkruar nga Newsbomb
Serbia do të njohë targat e Republikës së Kosovës,

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Petër Stano, ka reaguar pasi qeveria e Serbisë vendosiqë të lejojë automjetet me targa e Republikës së Kosovës brenda territorit të saj. Përmes një postimi në rrjetin social “ X”, Stano shkruan se BE e mirëpret këtë vendim të Serbisë për të njohur zyrtarishrt targat RKS të lëshuara nga Kosova.

Ai ka theksuar se ky është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe në një hap i duhur drejt një integrimi të Ballkanit Perëndimor në BE, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit

Bashkimi Europian mirëpret vendimin për të njohur zyrtarisht nga Serbia targat RKS të lëshuara nga Kosova, një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes.

Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Është gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi të Ballkanit Perëndimor në BE, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, shkruan Stano.

https://twitter.com/ExtSpoxEU/status/1739629780637516171

Qeveria e Serbisë vendosi të hënën që të lejojë që veturat me targa RKS të lejohen të qarkullojnë brenda territorit të saj.

Ishte drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i cili tha se po aplikojnë një marrëveshje të nënshkruar nga Borko Stefanoviq, tani opozitar serb.

Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes dhe nuk mund të interpretohet si njohje e shpallje e njëanshme e pavarësisë së Kosovës”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese