Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Serbia bllokon kamionët nga Kosova, Rama thirrje Vuçiçit: Ju lutem ngrijeni atë tra z.President

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0f6cc9df92f815d255e3895b077e9418

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje presidentit serb Aleksandër Vuçiç të lejojë hyrjen në Serbi të kamionëve me mallra nga Kosova.

Përmes rrjetit social Twitter, Rama i drejtohet Vuçiçit duke i thënë të ngrejë traun për të lejuar kalimin e kamionëve, duke e bërë “rajonin tonë një shembull të shndritshëm të solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën (ndaj koronavirusit)”.

Kamionë me mallra nga Kosova janë bllokuar prej 24 orësh në doganat serbe, dhe nuk lejohen të hyjnë.

“Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë! Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën. Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi”, i drejtohet Rama-Vuçiçit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img