Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Serbi/ Presidenti dhe kryeministrja lajmërojnë fillimin e vaksinimit në masë ndaj Covid-19, pritet dhe mbledhja e Brukselit të enjten

spot_img

Lajme të ngjashëm

1a0500021a883032aa4bd6f8de715dd9

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabic prezantuan sot vaksinimin e popullsisë në masë sa i përket covid-19.

Presidenti konfirmoi vaksinimin në masë me kinezen Sinopharm që do të fillojë sot. Serbia është ndërmjet vendeve të konferencës së donacioneve të BE. “Jemi ndër vendet e para në rajon që kemi paguar për sistemin Covax prej të cilit mund të marrim një numër të caktuar vaksinash” tha Vucic.

Vuçiç tha se në takimin në Bruksel të enjten do të ngrihet çështja e ballkanit dhe mund të jetë e mundur të sigurohet.

“Sot dhe nesër ne do të marrim 250 mijë doza të vaksinës Sputnik V dhe më vonë do të marrim edhe 50 mijë doza. Në vazhdim Serbia do të firmosë një marrëveshje treshe me Poloninë dhe AstraZeneca për 800 mijë vaksina, kështu që mund të marrim vaksina dhe nga Varshava” deklaroi Vuçiç.

Kryeministrja tha se të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e ministrisë së Brendshme, të forcave të armatosura dhe të tjerave shërbime.

Brnabic tha se Serbia ka marrë 1,054,950 vaksina, ndërkohë që 6,182,200 vaksina është rënë dakord që te merren në vazhdim.

Qytetet e mëdha janë gati për vaksinim ndërkohë që Serbia ka bërë gati planin e vaksinimit në masë.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img