Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Serbët i kërkuan të ndryshojë historinë, ai nuk pranoi dhe humbi…’, Dua Lipa krenare tregon për gjyshin e saj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c1e7c11e4fcdf9eba93bca863254db97

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka folur në një intervistë për “Rolling Stone”, duke treguar ngjarje shumë të rëndësishme për jetën e saj.

Gjatë intervistës, Dua ka bërë një rrëfim plot krenari për origjinën, duke përmendur një fragment nga jeta e gjyshit të saj dhe rolin e tij për historinë e vyer shqiptare.

Teksa përmendi momentet e tmerrshme që kaluan për shkak të serbëve, Dua rikujtoi se asokohe gjyshi i saj historian po shkruante për çfarë ndodhte gjatë luftës.

Seit Lipës, i cili ishte edhe drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë, iu kërkua nga serbët të ndryshojë historinë dhe ta falsifikojë siç e kërkonin ata, mirëpo, ai nuk pranoi, ndaj humbi edhe vendin e punës.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, ka thënë Dua Lipa për “Rolling Stone”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img