Hapësire reklamuese

Bota

Serbët ‘harrojnë’ koronavirusin, pa maska dhe distancë fizike mbajnë radhë për të puthur në arkivol Patriarkun që vdiq nga Covid (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Patriarku Irinej, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, ndërroi jetë ditën e sotme për shkak se ishte i infektuar me koronavirus.

Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe për deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

Besimtarët sot i kanë dhënë lamtumirën e fundit, duke injoruar edhe masat anti-Covid.

Me qindra qytetarë qëndruan në radhë për t’u ndarë nga Patriarku. Disa i puthën dorën, ndërsa të tjerë përfituan nga fakti që një pjesë e arkivolit ishte e hapur për të prekur trupin e pajetë.

Shumica e besimtarëve nuk mbanin maska, ndërsa nuk ruajtën as distancën fizike.

1000_1.jpeg

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.