Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

‘Serbët do të mbështeten nga ushtria ruse’, Haradinaj i KUNDËRPËRGJIGJET komandantit serb: Millosheviçi mendonte njësoj si ty, por përfundoi keq

spot_img

Lajme të ngjashëm

47ad254fa44617d25ba8cf9be8d14fb5

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar mbrëmjen e sotme pas një deklarate provokuese të komandantit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviç.

Mojsiloviç deklaroi sot se serbët kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për çdo sfidë në Kosovë.

Haradinaj iu kundërpërgjigj komandantit të ushtrisë serbe duke i thënë se edhe Sllobodan Millosheviçi kishte menduar njësoj si ai por që në fund llogaritë i dolën gabim.

‘Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviç, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime’, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Milan Mojsiloviç nxiti reagime në Prishtinë me deklaratën e tij luftënxitëse. Gjatë një vizitë zyrtare në Moskë, Mojsiloviç tha për mediat se serbët së bashku me rusët kanë analizuar specifikisht situatën në Kosovë.

‘Ne kemi marrë mbështetje nga ushtria ruse në mënyrën se si i kemi marrëdhëniet me Kosovën. Ne jemi të interesuar në sigurinë e serbëve’, ka thënë komandanti i ushtrisë serbe.

Më shumë

spot_img