Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore, ku kryetarët dhanë dorëheqje.
Mediat vendase raportojnë se në takim mungojnë përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe. I pranishëm është edhe ish-ministri Aleksandar Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës.
Për Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviqin e Zubin Potokun pritet caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje, pasi Lista Serbe vendosi që serbët të dalin nga institucionet e Kosovës. Policët, prokurorët dhe gjyqtarët serbë iu përgjigjën gjithashtu unanimisht kërkesës për të dalë nga institucionet e vendit.