Hapësire reklamuese

Rajoni

Serbët dalin “bllof”, thonë se i janë vandalizuar shtëpitë me shkrimin “UQK”

Shkruar nga Newsbomb

Serbët mundohen të krijojnë tensione të rreme, duke u paraqitur në rolin e viktimës, por mesa duket kanë dështuar me…drejtshkrimin.

Në rrjetet sociale, janë përhapur nga disa qytetarë serbë kto mbishkrime mbi banesat e tyre në veri të Kosovës.

Ata pretendojnë se shqiptarë nacionalistë “i kanë vandalizuar duke ngjallur terror”. Por mesa duket kanë dalë bllof duke dështuar duke e shkruajtur në versionin dialektor të të folurës "UQK", dhe jo siç është "UÇK".

Kujtojmë se pak ditë më parë, në kulmin e agresionit rus ndaj Ukrainës, dy qytetarë serbë u kapën duke blerë stema të “UÇK”-së në një dyqan në veri të Kosovës, me dyshimin se do t’i përdornin për të inskenuar një incident.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll