Tirana
scattered clouds
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
4.1kmh
40 %
Hën
29 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
37 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

“Serbë si jeni? Ju përshëndes nga Kievi”, deputeti ukrainas dorëzon rezolutë në Kuvend për njohjen e Kosovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një deputet ukrainas ka dorëzuar në Kuvendin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e Kosovës.

Deputeti Oleksiy Goncharenko është shprehur se Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë.

albsig

Ai është shprehur se Kosova njihet 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe se tani është radha e Ukrainës që ta njohë.

E teksa dorëzon rezolutën ai i ka çuar edhe “selam” Serbisë, e cila është ndër vendet që nuk e ka sanksionuar Rusinë për luftën në Ukrainë.

Postimi i plotë i Oleksiy Goncharenko:

Ukraina duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës

Dorëzova një projekt-rezolutë përkatëse në Verkhovna Rada.

Në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akte ndërkombëtare.

Jo më kot, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, për të cilat ne aq shumë përpiqemi, tashmë e kanë njohur Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe.

Prandaj, hap konsistent i Ukrainës tani do të jetë njohja e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe shprehja e mbështetjes ndërkombëtare. Menjëherë refuzoni një lloj tjetër manipulimi – situata mes Ukrainës dhe psedovrepublikamit “LDNR” nuk është situatë e njëjtë si në Kosovë dhe Serbi. Ky është momenti kur Kosova vërtetë ka të drejtën e pavarësisë.

Shpresoj që kolegët në Këshill të mbështesin dhe rezoluta të shqyrtohet sa më shpejt.

P.S. Po mirë serbët, si jeni? Ju pershendes nga Kievi

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img