Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sensibilizohen punonjësit e Ujësjellësit në Tiranë, ndihma për familjet e prekura nga tërmeti

Shkruar nga Newsbomb

Thirrjes "Tirana solidare" për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit i bashkohen çdo ditë grupe të ndryshme personash. Këtë herë në ndihmë të banorëve kanë shkuar punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.

Ata së bashku me nënkryetaren e Bashkisë, Anisa Ruseti dhe zv/drejtoreshën e UKT-së, Evis Gjebrea kanë dërguar pajisje elektroshtëpiake, dyshekë dhe mjete të tjera të nevojshme për disa prej familjeve të kryeqytetit.

Specialistët e Ujësjellësit thanë se "në ditë të vështira duhet të jemi pranë njëri-tjetrit. Sot ishim në tre prej familjeve të prekura më shumë nga dëmet që la pas tërmeti."

Konkretisht pakot u dërguan te familja e Myftar Tares në Shkozë, te familja Hasa tek Ruga-ura dhe familja Abazi në Tiranë të Re.

fhgjk.png

dgfhj.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu