Hapësire reklamuese

Shtypi Ditor

Senati italian i jep “OK” marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët

Shkruar nga Newsbomb
Senati italian i jep “OK” marrëveshjes mes Shqipërisë

Senati italian ka miratua përfundimisht projketligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë. Marrëveshja parashikon hapjen e dy qendrave strehimore në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë.

Në senat marrëveshja u miratua me 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim. Miratimi i kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme u prit me duartrokitje nga mazhoranca.

Kujtojmë që Italia po planifikon të hapë dy objekte në Shqipëri pranverën e ardhshme, një për të kontrolluar emigrantët në momentin e mbërritjes dhe një të dytë për t’i ndaluar ata gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil. Kampet do të funksionojnë nën juridiksionin italian, me staf italian, por në territorin shqiptar.

Plani italian është  qendrat të kenë një kapacitet prej 3000 personash, ku do të pranohen vetëm meshkujt, duke përfshirë edhe kërkuesit për azil që kapen në det nga roja bregdetare italiane. Plani sipas vlerësimeve të ekspertëve për pesë vitet e para do të kostojë 700 milionë euro.

Në lidhje me këtë më herët foli  kryeministsri Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel, teksa u shpreh se “marrëveshja me Italinë për emigrantët nuk bie ndesh me qëndrimin e BE-së për imigracionin. Përkundrazi, ajo që ne bëjmë me Italinë është ajo që duhet të bëjë një shtet anëtar”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese