Ish-kryeministri I Italisë, Silvio Berluscon është shtruar me urgjencë në spital pasi mbërriti me helikopter nga Franca, aty ku po kalonte pushimet në rezidencën e vajzës së tij, Marina.
Berluscon është shtruar në spitalin “San Raffaele”, ku dhe ka qenë i shtruar më parë.
Në muajin janar të këtij viti, Berlusconi u shtrua në spitalin Cardio Thoracic Center të Principatës së Monakos, shtrim I cili zgjati vetëm pak ditë.
Mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo bëri të ditur se ish-kryeministri do të shtrohej në Mynih për një problem aritmologjik të zemrës.
Në fund të verës së kaluar, Berluscon u infektua nga Covid-19 dhe u shtrua në spital në 3 shtator për shkak të pneumonisë bilaterale dhe 11 ditë më vonë, ai la spitalin