Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sëmuret Ardian Çapja, dërgohet me urgjencë në spital një ditë pas arrestimit; ka probleme me zemrën

Shkruar nga Newsbomb
Sëmuret Ardian Çapja, dërgohet me urgjencë në spital

Ardian Çapja, i arrestuar dje nga RENEA dhe Policia e Elbasanit është dërguar sot me urgjencë në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake.

Burime për mediat bëjnë me dije se ai është transportuar në spital pasi ka pasur shqetësime me zemrën. Nuk dihet nëse ka vërtet probleme shëndetësore apo janë mavovra për të fituar kohë dhe terren, e për t'ju shmangur burgut. Ai ndodhet në reanimacionin e spitalit "Nënë Tereza".

Çapja 53 vjeç dhe banues në Elbasan, u arrestua pasi cilësohet si person me rrezikshëmëri të lartë kriminale dhe i dyshuar një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 (vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çapja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të këtij operacioni, Policia ka kapur dhe arrestuar edhe një tjetër person, i cili fshihej në ambientet e banesës së shtetasit Ardian Çapja.

Është vënë në pranga Ardi Çekani, person në kërkim, i dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale "Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 53-vjecarit Çapja, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 5 radio dhe disa uniforma të ngjashme me ato të Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu